-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina i përgjigjet propozimit të Rusisë për armëpushim

Kryesoret

Në një përgjigje të shkurtër ndaj njoftimit rus, Forcat e Armatosura të Ukrainës theksuan se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”.

Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se “Rusia do të kërkojë që Ukraina të bie dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq deri në orën 02:00 në Kiev të datës 9 mars”.

Por njoftimi i tyre përfundon me mesazhin: “Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.

Nga ana e saj Rusia ka këmbëngulur në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Kjo është dita e 13-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit