-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda po mendohet për në NATO, rishikon politikën e sigurisë

Kryesoret

Finlanda po rishikon politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO.

E gjitha kjo erdhi pas kërcënimit të Putinit, i cili tha se nëse kërkojnë bashkim me NATO-në do të kenë të njëjtin fat si Ukraina.

Mbështetja publike për anëtarësimin, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.

“Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime”, u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.

Zoti Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten.

Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.

Po të enjten, autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit