Nën brohoritmat “Rama pasurohet çmimet dyfishohen” ka vijuar protesta e uljes së çmimeve në Tiranë para Kryeministrisë.
Fotoreporteri Feliks Bilanin i është bashkuar protestës së qytetarëve para kryeministrisë. Në fjalën e tij ai u shpreh se kjo është protesta e qytetarëve dhe jo e politikanëve.
“Unë dua ta nis me një thënie të Konicës, “nuk ka më antishqiptare sesa vetë shqiptarët”. A jemi në gjendje që të rrëzojmë këtë thënie të Konicës, a jemi në gjendje të bëjmë këtë vend jashtë bandave të politikës. A jemi në gjendje që shqiptari ta dojë shqiptarin. Shtrojeni pyetjen, njësoj jeni ju me politikanët, jo. Njësoj janë fëmijët tuaj me ata të politikanëve? Jo. Njësoj ushqeheni ju me ata? Jo. Atëherë kjo protestë është e juaja dhe jo e politikës”, u shpreh Bilani.