Mes luftës së përgjakshme që po zhvillohet prej disa ditësh mes Rusisë dhe Ukrainës, ka histori nga me të dhimbshmet. E tillë është historia e një burri Ukraina, i cili mësoi përmes twitterit që gruaja dhe fëmijët ë tij u vranë gjatë një bombardimi rus.
“Unë i njoha valixhet, kështu e kuptova” tha Serhiy Perebyinis për Neë York Times.
Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin.
Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.
“E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”
“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai.