Pasditen e sotme në disa qytete të vendit janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimeve. Pas Tiranës, në Rrugën e Kombit për disa minuta u bllokua qarkullimi.
Protesta pati edhe në Lushnje ku nuk munguan tensionet mes policisë dhe qytetarëve pasi bllokuan rrethrrotullimin e Plugut.

Edhe në Durrës u ngritën një grup qytetarët për të kundërshtuar rritjen galoponte të çmimeve.

Brenda pak ditëve çmimi i karburantit u rrit duke arritur në 260 lekë për litër.

Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve kanë pësuar kapërcim të ndjeshëm.

Rritja e çmimit të naftës dhe e produkteve të tjera ushqimore ka sjell reagimin edhe të qytetarëve të Bilishtit, të cilët janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar dhe reaguar kundër rritjes së çmimeve.
