Ministrat e Jashtëm, ai rus Sergey Lavrov dhe ai Ukrainas, Dmytro Kuleba kanë mbërritur në sallën ku pritet të zhvillohet takimi.
Ajo që është vënë re nga të dy ministrat, është fakti që të dy janë parë të buzëqeshur gjatë takimit.
Takimi do të zhvillohet në Antalia, në një sallë ku më herët janë pritur liderët botëror si presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin, që është një nga sallat më të mëdha në Turqi.
Për të ndjekur nga afër takimin janë 334 përfaqësues të mediave të cilët janë lejuar të hyjnë brenda nën masa të rrepta sigurie.
Takimi do të zgjasë 90 minuta dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura, por të paktën 100 gazetarë do të jenë brenda sallës ku do të mbahen diskutimet. Pritet të arrihen negociata.