“Nuk ka pasur referendum në Kosovë. Mbështetja i jepet popullit të Shqipërisë, por jo popullit të Krimesë”, citoi kryediplomati rus Lavrov për situatën në Ukrainë.
“Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime”, kujtoi Lavrov. Ministri rus solli në vëmendje bombardimet e Jugosllavisë nga NATO.
“Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë Perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes”, shtoi Lavrov.
Kryediplomati rus pyet se përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe jo qytetarët e Krimesë. “Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, tha më tej zyrtari rus
Një vend si Britania, sipas tij, ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim ndodhi dhe ndaj Federatës Ruse.
“Ky është një sulm ndaj Rusisë. Është një sulm ndaj gjuhës ruse, kulturës ruse, fesë ruse”, theksoi Lavrov.