Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po ndërtojnë laborator për krijimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.
Lavrov tha nga Ankaraja se Pentagoni po e bën këtë akt në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe shprehu shqetësimin rus se këto nuk janë “eksperimente paqësore”.
“Mediat janë plot me lajme të rreme. Nuk e di të ketë ndonjë rrëmbim të ndonjë prej autoriteteve lokale ne Krime. Dëgjova dje se një nga drejtuesit e Kievit Shevcenko është rrëmbyer. Nëse kalojmë në histori individuale do të dëgjojmë gjëra interesante, por nëse marrim lajme që dalin në media për të nxitur veprimet antiruse, kjo nuk i shërben të vërtetës. Jemi shumë të alarmuar nga informacionet se Pentagoni ka krijuar laborator për armët biologjike në Ukrainë, në shkelje të konventës për ndalimin e armëve toksike dhe biologjike. U kemi kërkuar në mënyrë zyrtare informacion për këtë, duhet të kthejnë përgjigje. Këto nuk janë eksperimente paqësore, këto krijojnë probleme dhe nuk kam dyshim për këtë.”.