-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më mirë të na kishte marrë serbi”, qytetari: Vëllezërit tanë po na vrasin çdo ditë

Kryesoret

“Më mirë të na kishte marrë serbi, se sa na vrasin pak e përditë vëllezërit tanë, ata që ne kemi votuar. Ne ikëm, erdhi si erdhi situata jonë. Këtu po na grijnë ditë për ditë. Do të bëj marshime çdo ditë, nuk na leverdis të shkoj në punë. 3500 lekë litri i vajit”.

Kështu është shprehur tejet i irritur një prej qytetarëve në protestën e kësaj të enjteje në Tiranë për rritjen e çmimeve.

“Nuk përballohet asgjë. Jemi shumë të irrituar. Nuk kam ndonjë rrogë kushedi, nuk e përballoj këtë lloj mënyre. Ata janë vëllezërit tanë. Ne jemi vetëpushtuar. Vetëm për mua është kriza? Nuk do i ulë kurrkush taksat”, tha qytetari.

Ndërkohë, policia është e pozicionuar në hyrje të ish-Bllokut dhe thirrjet e tyre ndaj qytetarëve janë:

“Qytetarë lironi rrugën, bllokimi përbën shkelje penale. Lironi rrugën. Ju lutem”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit