Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ka konsideruar fshatrat e Krujës si një zonë e kuqe për sa i përket kultivimit të kanabisit. Po ashtu ai u ka kërkuar bashkëpunimin e mëtejshëm të mësuesve dhe kryepleqve të fshatrave me Policinë e Shtetit.
Nano tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë kundër këtij fenomeni tepër të përhapur në malësinë e Krujës, ndërsa theksoi se policia është e angazhuar në të gjithë vendin.
“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmangur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai.