-sidi education-spot_img
12.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano ultimatum policëve dhe lutje qytetarëve: Na ndihmoni të zbulojmë “shtëpitë e barit”

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi në një konferencë për mediat se do vazhdojë lufta kundër kultivimit të kanabisit duke përfshirë këtu edhe shtëpitë e barit. Nano u dha afat policëve deri në fund të vitit për të pasur një raport për këtë situatë.

“Problematika tjetër janë shtëpitë e barit. Policia vetëm nuk mund ta bëjë këtë punë. Aleati ynë kryesor në terren është komuniteti. Do kërkoja një bashkëpunim edhe më të madh nga komuniteti. Nga të gjithë institucionet lokale që këtë luftë ta fitojmë të gjithë. Kjo është shprehur disa herë si sfidë e imja personale. Është forcë dhe vendosmëri e imja në të mirë të vendit dhe secilit.

Të veprohet pa asnjë mëdyshje ndaj çdo problematike të kultivimit të kanabisit. Ndaj atyre punonjës policie që do shikohet neglizhencë dhe abuzim me detyrën do merren masat. Për çdo punonjës policie që bën sikur nuk shikon, bën sikur nuk dëgjon ose bën sikur harron.

Policia e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër krimit. Për punonjësit e policisë nuk kam çfarë them tjetër.  Është tërësisht e papranueshme. Ju vetëm denoncojini. Kaq është detyra juaj. Askujt nuk i leverdis të mbështesë kultivimin e kanabisit. Kjo është një luftë pa kompromis.

Duhet që të gjithë bashkë te kemi shkolla të sigurta dhe të pastra. Nuk duhet kurrsesi të mos kemi dijeni se çfarë ndodh në shkollë dhe rreth shkollës. Nëse ka persona që shesin dhe tregtojnë lëndë narkotike pranë shkollave punonjësit e policisë duhet ta evidentojnë, shkolla është një vend i sigurt dhe fëmijët nuk duhet të bëhen pre e nxitjeve për t’u bërë kultivues kanabisi.

Në fund të këtij viti duhet të bëjmë një mbledhje përsëri bashkë për të parë njëri tjetrin në sy si po bëjmë sot dhe të lexojmë rezultatet. Dhe të shikoni sa mirë do ndiheni nëse keni bërë si duhet punën tuaj”, deklaroi Gledis Nano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit