Me dhjetëra persona u shoqëruar në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve në vend, pasi pati edhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, për këtë situatë ka reaguar në mbrëmje nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.
Ai u bëri thirrje forcave të rendit të ndalnin dhunën ndaj qytetarëve që me të drejtë kanë dalë në protestë.
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”, shkruan Alibeaj.