Qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve. Nga 1.60 cent sa ishte një shishe vaj pak ditë më parë, tani kushton 3 euro e 49 cent.
Ky ndryshim i jashtëzakonshëm i çmimeve po bëhet brenda orëve.
Pa i kontrolluar askush, pa i shqetësuar askush pronarët e marketeve e shumë tregtarë të tjerë po bëjnë “shaka” me qytetarët duke ua rritur çmimet pa asnjë arsye.
Të njëjtit vazhdojnë të furnizohen me çmim të njëjtë në shumicë, teksa tek qytetarë e shesin me çmim jashtëzakonisht të rritur.
Këto çmime jashtë mjaft shqetësuese për standardin në Kosovë.
E pavarësisht seriozitetit të situatës, dikush ka gjetur kohë edhe për shaka në këtë pikë.
Tashmë shaka të shumta po bëhen në rrjetet sociale, pikërisht me rritjen e çmimit të vajit ushqimor si dhe faktit se shumë prej rafteve veçse po zbrazen në marketet tona.
Dikush, ka propozuar që vaji të përdoret për automjete, ndërsa nafta, për gatim. Nafta është shtrenjtuar po ashtu, por vaji e ka tejkaluar dhe ka ikur larg saj me çmim.


Shumë përshkruese është një fotografi e flamurit të Kosovës, ku në mes është vendosur një litër vaj. Fotoja është markuar me e.b, ndërsa është shpërndarë në rrjete sociale nga përdorues të ndryshëm.



Nëse ke shumë vaj, mund të mburresh sot.

Vaji i gatimit, mund të konkurrojë me pijet e shtrenjta alkoolike.

Dikush ofton një Sony Playstation 5 për një komplet vaj.

Në klubet e natës, vaji mund t’i zëvendësojë pijet e shtrenjta alkoolike.
