Dy punonjës policie janë arrestuar në Gjirokastër dhe Tepelenë, në kuadër të operacionit të SPAK që është ndërmarrë në 5 qytete të vendit. Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.
Një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.
Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike. Në total SPAK ka lëshuar 42 urdhër arreste.