Kryeministri Edi Rama nuk ishte sot në parlament, pasi ndodhet në një vizitë në Dubai. Në mungesë të tij me Lulzim Bashën replikoi Elisa Spiropali. Kryetari i PD-së përsëriti akuzat për inceneratorët, por ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin tha se komisioni rezultoi farsë.
“Lulzim je i pabesueshëm edhe kur i tregon përralla vetes dhe jo më ne të tjerëve. Nuk ishin tre shokë, por dy, Luli dhe Saliu, që të dy mbetën një minorancë e frikshme në këto zgjedhje. Kaq ishte epilogu i gënjeshtrave dhe rrenave që keni muaj që i ngrini pa pushim dhe komisioni hetimor më në fund i zbardhi. Ky ishte një aksion politik i opozitës që rezultoi se ishte farsë” tha Spiropali.