-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e dytë brenda pak orëve, Meta: Ndalni rritjen abuzive të karburantit

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar dy herë brenda pak orëve për rritjen e çmimeve. Në një postim në Facebook, ai ka bërë një krahasim të çmimit të naftës në Shqipëri dhe disa vendeve në Europë dhe kërkon nga institucionet që të ndalin rritjen abuzive të karburantit.

“Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.

Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:

🇧🇬 Bullgari 1.55 euro/litër

🇷🇴 Rumania 1.6 euro/litër

🇭🇷 Kroaci 1.65 euro/litër

🇸🇮 Slloveni 1.68 euro/litër

🇨🇿 Çeki 1.82 euro/litër

🇨🇭 Zvicër 2 euro/litër

🇫🇷 Francë 2 euro/litër

🇮🇹 Itali 2.1 euro/litër

🇬🇷 Greqi 2.1 euro/litër

🇩🇪 Gjermani 2.1 euro/litër

Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit