Estonia nuk do të lëshojë viza turistike për shtetasit rusë që kërkojnë të hyjnë në vend për aq kohë sa Putin nuk tërheq ushtrinë nga Ukraina.
Estonia nuk po lëshon më viza të reja të kategorisë C dhe D (turistike) për qytetarët rusë. Ndalimi do të zgjasë për aq kohë sa Rusia do të vazhdojë të bëjë luftë kundër Ukrainës”, tha ajo. “Ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar që masat tona parandaluese në këtë rajon të jenë më të forta se sa kanë qenë deri më tani, sepse situata në Evropë dhe në siguri ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ndoshta nuk do të kthehet më kurrë në 23 shkurt.”
Do të bëhen përjashtime për njerëzit me familje në Estoni dhe për arsye humanitare ose mjekësore, shtoi ajo.
Ka pasur një numër më të madh të qytetarëve rusë se zakonisht që kanë hyrë në Estoni që nga pushtimi. Sipas Ministrisë së Jashtme të Estonisë dhe Gardës Kufitare, më shumë se 12,000 qytetarë rusë kanë kaluar kufirin tokësor me Estoninë në dy javët e fundit, që është 2,200 njerëz më shumë se mesatarja gjatë asaj periudhe përpara pushtimit rus të Ukrainës dy javë më parë.