Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim ku u ka kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet dhe jo në opinione abstrakte.
“Falë ushtrisë tonë, falë Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar mbrojtjes së vendit , ne nuk u bëmë kurrë skllevër dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë, sepse ky është shpirti ynë , ky është fati ynë”, tha Zelensky.
Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”. Zemra ime është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë. Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzon”, shtoi ai.