-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg për ata që abuzojnë me çmimet në Kosovë

Kryesoret

Aksioni i Krimeve Ekonomike dhe Inspektoratit të Tregtisë, pas rritjes së çmimit të vajit dhe të produkteve të tjera bazë rezultoi me mbylljen e disa magazinave që furnizojnë supermarketet, që dyshohet se abuzuan me çmimin e vajit. 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë hetimet teksa ka theksuar se kjo tendencë për keqpërdorim të situatës dëmton qytetarët dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Ajo ka paralajmëruar se ata që abuzojnë me rritjen e çmimeve mund të dënohen me burgim deri 5 vite.

“Një orkestrim të të cilit jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit