Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend.
Qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes.
Një tjetër vend që hoqi kufizimet me Shqipërinë është dhe Mali i Zi.