Aktori i njohur Florian Binaj ishte sërish sonte në krye të protestës në ditën e tretë të revoltës. Ai akuzoi se qeveria ka futur në veprim patronazhistët dhe spiunët për të hedhur vrer kundër protestës, por i siguroi se nuk do të ndalen.
“Nuk do të rri gjatë se nuk më mban kjo shkalla. Nga suksesi i protestës në ditën e tretë, qeveria në vend që të heqë ato taksat nga nafta, ka nxjerrë në fushëbetejë patronazhistët, spiunët, sufllaqexhinjtë dhe të gjithë servilët duke vjedhë vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë që keni ardhur sot këtu keni ardhur për t’u bërë presidentë dhe kryeministra. E kemi edhe presidentin dhe kryeministrin, që mos i paçim.
Të gjithë ne dhe ata që do të vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata që të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë, dhe ata që bëjnë patronazhistët të mos hanë më mut. Edhe një gjë e fundit, që i them qeverisë, kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do të flesh?” ishte fjala e tij.