Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”.
Ata tashme kanë lënë sheshin përballë kryeministrisë dhe janë shpërndarë në rrugët e Tiranës duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të fikin makinat. Ata kanë bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Ndërkohë, që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.