-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti i interesit, kandidati tërhiqet nga gara për kryeprokuror

Kryesoret

Arben Ismajli, njëri nga gjashtë kandidatët për Kryeprokuror të Kosovës, ka njoftuar të premten tërheqjen e tij nga gara.

Në një letër drejtuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismajli ka theksuar se tërheqja e kandidaturës së tij ndërlidhet me një konstatim të Agjencisë Kundër Korrupsion për konflikt interesi në rastin e tij.

“Për ta ruajtur integritetin tim personal dhe profesional, kredibilitetin e institucionit të Prokurorit të Shtetit, të KPK-së dhe procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, kam vendosur që të tërheq kandidaturën time për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në letrën e prokurorit Ismajli.

Sipas opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), emërimi eventual i Arben Ismajlit, një ish-anëtari të KPK-së, në pozicionin e Kryeprokurorit të Shtetit, bie ndesh me Ligjin për Konflikt të Interesit.

Sipas Ligjit, asnjë anëtar i KPK-së nuk mund të zgjidhet në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit pa kaluar afati prej dy vitesh nga përfundimi i mandatit në KPK.

Arben Ismajli, aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Apelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit