Moska i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i japin fund “aktiviteteve ekstremiste” të rrjeteve sociale.
“I kërkojmë autoriteteve të ndalojnë aktivitetet ekstremiste të Metës dhe të marrin masa për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram nuk u kanë dhënë të drejtë pronarëve të këtyre platformave për të përcaktuar kriteret e së vërtetës dhe për të vënë kombet kundër njëri-tjetrit”. thuhet në një postim në TWitter që shfaqet në profilin e ambasadës ruse në Uashington.