Nga Turqia, Kryeministri i vendit Edi Rama në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë ka treguar disa detaje në lidhje me takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
“Unë sapo dala nga një takim me presidentin Erdogan ku diskutuam lidhur me nevojën për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë gjithçka mundemi. Është shumë e rëndësishme të punojmë fort për të ruajtur atë që kemi arritur dhe të ecim përpara pa rënë pre e provokimeve pa harruar që në fund të fundit ne jemi aty në mes të Evropës, e ardhmja jonë është aty.
Është shumë e rëndësishme ajo që ne bëjmë dhe sigurisht kur je i qartë për atë që bën. Fati ynë është në duart tona dhe na duhet të punojmë për ta përqendruar rajonin në një të ardhme të përbashkët” tha Rama.