Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku është takuar me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Rama ka shkuar në Antalia, atje ku po zhvillohet forumi diplomatik.
Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i takimit me Erdogan. Kryeministri Edi Rama shoqërohet në takim nga ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.