Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas protestave në lidhje me rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.
Deputetja e PD-së shkruan se shqiptarët varfërohen por Rama sipas saj zgjedh të mbrojë oligarkët dhe nuk pranon të ulë taksat.
“Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen shqiptarët varfërohen por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat.
Me to paguan koncesionet/PPP te oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve! Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë! Ndal taksës së korrupsionit” shkruan Tabaku.