-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ndikon lufta në Ukrainë ndaj turizmit në Evropën Lindore?

Kryesoret

Vitet 2020 dhe 2021 ishin sfiduese për industrinë e turizmit. Pandemia e koronavirusit shkaktoi humbje të mëdha në mbarë botën. Të gjitha shpresat u kthyen në vitin 2022. Ndërsa kufizimet e lidhura me pandeminë filluan të zbuteshin, dukej se industria do të rikthehej. Pastaj erdhi 24 shkurti, kur Rusia nisi invazionin ndaj Ukrainës.

A e ka zëvendësuar lufta pandeminë si një kufizim pushimesh në Evropë? Turistët mund të shmangin udhëtimin në Evropën Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në vendet në kufi me Ukrainën.

Pas dy vitesh kufizimesh për COVID-19, shumë shpresuan për një festë. Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck foli për mundësitë që ka industria e turizmit, duke iu referuar Panairit Ndërkombëtar të Turizmit (ITB). Panairi më i madh në botë i tregtisë së udhëtimeve, i cili u zhvillua në mënyrë digjitale në Berlin deri më 10 mars. Habeck tha, se “nuk ka kundërpeshë më të mirë ndaj luftës sesa turizmit” dhe shtoi se njerëzit mund të fitojnë përvoja të reja dhe madje të krijojnë miqësi gjatë udhëtimeve të tyre.

Tensioni ndikon në turizëm

Qyteti historik Gdansk në Poloni

Në funksion të luftës, a është e mundur të udhëtosh në vendet baltike ose në fqinjët e afërt të Ukrainës, si Polonia, Hungaria apo Sllovakia? “Nuk ka asnjë arsye pse jo,” tha për DW Samed Kizgin, një ekspert i sigurisë së udhëtimit. Kizgin punon për A3M Global Monitoring, një kompani që vlerëson sigurinë për operatorët turistikë dhe kompanitë ndërkombëtare aktive që udhëtojnë në zona të caktuara. Ministria e Jashtme e Gjermanisë, për shembull, nuk ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi, vuri në dukje ai. Më së shumti, flukset e refugjatëve mund të çojnë në kufizime në zona të caktuara, kështu që pyetja është më shumë nëse dikush zgjedh të udhëtojë në vendet fqinje apo jo.

Numri i turistëve në Evropën Qendrore dhe Lindore, si kudo në botë, ka rënë ndjeshëm në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë. Por në rastin e fqinjëve të Ukrainës, tensioni gjeopolitik gjithashtu luan një rol, tha Kizgin: “Turizmi në rajon ka qenë i penguar prej vitesh, sepse konflikti i Ukrainës ka qenë i përhapur për një kohë të gjatë dhe njerëzit e dinin se në një moment do të kishte një goditje të madhe.”

Nga besimi në pasiguri

Kur njerëzit mendojnë për pushime në Evropë, së pari mendja të shkon tek vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Italinë. Në fund të fundit, ato zakonisht tërheqin më së shumti turistë. Evropa Qendrore dhe Lindore janë pak prapa tyre, por janë gjithashtu të njohura. Hungaria dhe Republika Çeke janë të kërkuara kur bëhet fjalë për qendrime kurative dhe pushime në qytet. Polonia është e njohur për qytetet e saj, si Krakovi dhe Varshava, dhe fshatrat në bregun e Detit Baltik. Ndërkohë Rumania dhe Bullgaria tërheqin turistë që duan plazhe për shkak të vendndodhjes së tyre në Detin e Zi. Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në veri, të cilat kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë, priren të tërheqin turistët që preferojnë peizazhe të gjera dhe qytete të qeta me shumë mundësi për shëtitje dhe çiklizëm.

Nëse shikoni dy vendet në kufi me Ukrainën, të njohura për turistët, Hungarinë dhe Poloninë, mund të vërehen efektet e pandemisë COVID-19 në udhëtime. Sipas zyrës evropiane të statistikave Eurostat, rreth 900,000 turistë vizituan Hungarinë dhe Poloninë në verën e vitit 2019. Në vitin 2020, vendi pati rreth një të tretën e vitit të kaluar, ndërsa 2021 ishte gjithashtu i ngadaltë. Ata që erdhën ishin kryesisht nga brenda Evropës. “Ne shënuam rritje shumë të fortë përpara pandemisë në tregun kinez. Për fat të keq, ky treg u shemb plotësisht”, tha për DW Konrad Guldon, kreu i Zyrës Turistike Polake në Berlin.

Më pas erdhi fillimi i vitit 2022, kur kufizimet pandemike u reduktuan. Por pasiguria filloi me luftën në Ukrainë. Aktualisht, megjithatë, është shumë herët të parashikohet nëse njerëzit do të anulojnë planet e tyre të udhëtimit si rezultat i konfliktit, tha Guldon. Ai nuk sheh asnjë efekt të krizës tek pushuesit në Poloni. Ndërsa refugjatët nga Ukraina po akomodohen gjithashtu në hotele dhe bujtina, “kjo nuk ndikon në resortet që zakonisht rezervohen nga turistë gjermanë apo të tjerë të huaj”, shton eksperti i turizmit. Plus, rajonet e njohura të pushimeve nuk janë në kufi me Ukrainën: Këto përfshijnë bregun e Detit Baltik, malet Krkonoše dhe luginën Hirschberg.

Ideja për të shkuar me pushime duket e largët

Ndërsa është ende shumë herët për të vlerësuar ndikimin e luftës në sezonin e pushimeve 2022, Anke Budde, Zëvendës Presidente e Shoqatës Federale të Gjermanisë të Aleancës së Sipërmarrësve të Pavarur të Udhëtimit, sheh retë e para që mblidhen në qiellin e deritanishëm blu. Ajo ndjen se njerëzit kanë ndaluar të bëjnë rezervime. “Është si një paralizë shoku”, tha Budde në intervistë për DW. Shumë njerëz janë thjesht të shqetësuar për luftën dhe shumë janë të angazhuar në punë vullnetare, kështu që për ta ideja për të shkuar me pushime duket e largët, tha ajo.

Banjat termale në Budapest

Përveç pandemisë dhe luftës, ekziston edhe një sfidë e tretë: rritja e çmimeve të lëndëve të para. “Kostot e ngrohjes po rriten, kostot e benzinës po rriten. Kështu njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në dispozicion,” shpjegoi Budde.Kjo gjithashtu mund t’i bëjë udhëtimet më të shtrenjta, megjithëse udhëtimet nga Evropa Veriore në Spanjë, Itali dhe Greqi kanë më shumë gjasa të preken, tha për DW grupi më i madh i udhëtimeve në botë, TUI.

Aspekti njerëzor

Jochen Szech është president i Aleancës së Sipërmarrësve të Pavarur të Udhëtimit dhe pronar i Go East Reisen, një agjenci udhëtimesh gjermane e specializuar në udhëtimet në Evropën Lindore. Shqetësimet e tij nuk janë ekskluzivisht financiare. Edhe pse ka parë disa anulime, ai ka vënë re pak rezervime të reja, pavarësisht se nuk janë dhënë paralajmërime udhëtimi për vendet baltike apo Poloninë.

Ai është më i shqetësuar për ndikimin njerëzor të luftës. Ai ka ofruar udhëtime në Ukrainë dhe Rusi për rreth 30 vjet. “Kam shumë miq atje. Kjo është e paimagjinueshme për mua,” tha Szech në një intervistë për DW. Ai kaloi tri ditë duke u përpjekur të kontaktonte një punonjës në kompaninë e tij partnere ukrainase. Më në fund, ai ia doli dhe mësoi se kolegu i tij kishte qenë i zënë me organizimin e daljes së sigurt të familjes së tij. Kur bisedoi me personin kontaktues të kompanisë së tij partnere në Rusi, me të cilin ka 20 vite që punon, ajo shpërtheu në lot gjatë video-telefonatës. Shefi i saj sapo i kishte thënë se po pushonte nga puna të gjithë punonjësit e tij: Turistët nuk po vinin më në Rusi.

Këto histori tregojnë edhe një herë se lufta nuk njeh fitues – pavarësisht se në cilën anë të konfliktit e gjeni veten, ose sa larg jeni nga zona aktuale e krizës. Për industrinë e turizmit, përmasat e plota të efekteve në rajon mbeten të paqarta./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit