Avokati Zaçe Islami nga drejtoria e policisë së Tiranës ku ndodhej së bashku me protestuesit e tjerë akuzoi qeverinë për mungesë transparence për çmimet e karburantit. Ai sulmoi edhe biznesmenin Shefqet Kastrati.
“Ma hiq qafe oligarkun Kastrati, gjakpirësin më të madh të popullit shqiptar, që e shet gazin dhe naftën më shumë se kushdo në Shqipëri dhe në Europë, pse e lejon ti këtë? I merr lekët vetë?” ishte deklarata e avokatit.
“Të thërrasësh një protestë sot është shumë e thjeshtë, por ti dalësh për zot tregon se je burrë. Ata që thirrën protestën nuk mund të lihen në mëshirë të fatit” tha një tjetër qytetar që kërkoi mbështetje për qytetarët e arrestuar.