-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që kam në dorë, prioritet bashkimi i demokratëve

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pranuar të japë dorëheqjen ditën e sotme.

Ai tha se Grupi Parlamentar ka patur një diskutim të gjatë dhe një analizë të gjendjes.

Basha gjithashtu u shpreh se përgjegjësia kryesore e tij ishte vënia në dispozicion për zgjidhje dhe përbashkimin e demokratëve.

“Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike.

Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara”, tha Basha.

Thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme kërkoi dorëheqjen e Bashës.

Ai tha se ata nuk kanë kërkuar as koka turku, as justifikime.

“Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë”, përfundoi Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit