-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha mbetet vetëm, Tabaku me Alibeajn: Hap krahun tani

Kryesoret

Pas Grida Dumës dhe Agron Gjekmarkajt sot ka qenë radha e Enkelejd Alibeajt dhe Jorida Tabakut që i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit.

1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë.  Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa.

E para, nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternative. Merreni  si të doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë.

Propozoj qe përderisa këtë2 pjese e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, tha Alibeaj në mbledhjen e grupit të PD-së.

“Nuk kam preferuar qe diskutimin e brendshem ta bejme mediatik. Nuk themi dot qe jemi mire. Kam qene e angazhuar me komisionin per inceneratoret, nuk kam patur mundesi te perfshihem si koleget e tjere. U perfshiva 4 ditet e fundit. Falenderoj koleget qe votuan edhe ne parlament ne komisionin hetimor. Do te kisha dashur qe pavaresisht ndasive uroi te kishte mbajtur qendrim ate dite.

Ne politike na dallon qendrueshmeria. Nga 9 shtatori kam kerkuar per bashkimin. Jam sulmuar ose kam kerkuar te jemi bashke. Rezultati qe morem ne terren, na demtoi. Edhe pala tjeter nuk arriti asgje. Pra vetem bashke dhe pertej nesh mund t’ia dalim. Ne Vorë me thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri ne terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Ne cdo mbledhje, kam kerkuar qe te mos perjashtojme njerez. Nuk jam ne politike per karrige. Jemi per te perfaqesuar njerezit. Une jam gati te ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por pergjegjshmeri.

Nuk eshte karriera individuale ne loje, as e Bashes, e Jorides. Eshte PD ne loje. Secili duhet te kaloje mbi vete dhe te shohim cili eshte ky hapi perbashkues. Kam lexuar kolegun Sula qe ka propzuar nje mekanizem. Deshira per te dale nga ketu ku jemi ekziston. Besoj kryetar qe ju duhet te beni nje hap pas. Të gjejme nje menyre sesi faktoret ne PD te bashkohen dhe ne te ecim perpara. Besoj se ne duhet te ishim sot ne proteste. Ata presin qe ne te jemi perballe Edi Rames, jo njeri tjetri.

Na kane votuar per aleternative qeverisese dhe ne duhet te jemi nje alternative e tille. Ne duhet te jemi nje parti qe mbeshtet qytetarat, te jemi ne terren. Te jemi te thjeshte, se jemi per here te trete ne qeveri. Sot beteja ime eshte me Edi Ramen. Nuk kam asnje ambice personale. Duhet te dalim mbi vete. Si te dalim mbi vete dhe te nxjerrim siper PD. E pame se ku jemi. Duhet te shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili eshte mekanizmi, por di te them qe ajo qe ndodhi ne keto muaj na solli ne kete situate. Duhet ta tejkalojme per demokratet dhe shqiptarët” u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit