-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi kërkon “kokën” e tij, Basha nxjerr një justifikim: Kam hallin tuaj

Kryesoret

Prej gati tre orësh vijon mbledhja e grupit të PD-së, ku të gjithë deputetët i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por ky i fundit është justifikuar me faktin se kryetarët e degëve nuk janë pro largimit të tij dhe për këtë arsye lideri i PD-së tha se “nuk dua t’iu përplas me njëri tjetrin”.

“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë jam në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.

Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.

Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale të disa individëve. Zgjidhjet që nuk bashkojnë partinë nuk jane zgjidhje. Ju e dini që kolegji i kryetarëve, është kundër dorëheqjes. Pa pasur zgjidhje për situatën.  Çfarë prisni që të përplas me njeri tjetrin ju me ata. Ne duhet te dalin me propozime konkrete. Si do t’i bashkojme demokratët, jo si do t’i sherbejme interesave personale të individëve.

Ne duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD. Por edhe nga palët e tjera. Une do të mbledh edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe keshillin kombetar. Por me parë hajde të gjejme një zgjidhje ne. Duhet të mendojmë edhe për ata mijëra demokrat që na kane mbeshtetur. Zgjidhje të papranueshme edhe nga ata e mban sërisht të ndarë partinë” u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit