-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I pranoj kritikat, por jo të më thonë hajdut”, Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot vetë naftën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme ndaj protestave të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve.

Ai ka deklaruar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të prodhuar vetë naftën dhe për të prodhuar energjinë elektrike.

Sipas tij, protestat janë një turp sepse bëhen në një kohë që situata në botë është delikate, veçanërisht nga Lufta në Ukrainë.

Kur fola për krizën e energjisë s’kishte protesta, ku ishte protesta. E konsideroj virtyt që një kryeministër të reagojë kur ka protesta. Nuk është çështje frike. Nëse protestuesit të shpalosin kërkesat, qeveria ka detyrë që të dëgjojë. Unë s’kam asgjë personale me askënd.

Kjo protestë është jashtë kontekstit të luftës. Është turp. Mendoj për herë të parë kjo protestë është turp. Këtë ndjesi turpi siç e kam pasur sot nuk e kam pasur kurrë më parë”, u shpreh Rama për News 24.

Rama gjithashtu tha se nuk e pranon kurrë vjedhjen dhe se janë vetë hajdut ata që ia thonë.

Flitet për naftën që ne i kemi të gjitha vetë, por ndërkohë ne nuk prodhojmë asgjë. Po këto janë sajesa që çorientojnë dynjanë. Pastaj vjedhja, vjedhja. Unë mund të pranoj shumë gjëra, unë nuk mund të pranoj vjedhjen. Kush më thotë hajdut është vetë hajdut, ose hajdut në impotence”, tha Rama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit