-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam në kërkim”! Qytetari thirrje policisë: Më lironi shokun se do shkojmë të mbjellim pisha

Kryesoret

Protestës së sotme përballë Kryeministrisë iu bashkua edhe një qytetar, i cili tha se ishte në kërkim nga policia për tubimet e tre netëve më parë. “Jam në kërkim nga policia, një minutë se na kanë marrë me dhunë.

Unë po shkoj me u dorëzuar në polici. Protesta ka filluar ditën e hënë pas thirrjes në Facebook të Arben Kolajt. Beni donte të ulej çmimi i naftës dhe ai nuk ka as makinë, por biçikletë. Ne e kishim lënë me Benin që nesër të shkonim të mbillnim pisha në Divjakë” tha ai.

Gazetarja, Nertila Haxhia që denoncoi se u dhunua nga policia dhe përfundoi në spital iu bashkua protestës duke i kërkuar qeverisë që të kërkojë falje.

“Të lë 24 orët afat për të kërkuar falje, pastaj do ta ndjek në rrugë ligjore. Isha në punë. Nëse nuk i kërkoni falje nënës time, nëse nuk vihet drejtësi për dhunën, atëherë fytyrat tuaja do ia dërgoj babait tim, babait të fëmijës tim dhe shoqërisë sime.

Jo, jo nuk shkoj në azil, se atë doni ju të na çoni të gjithëve në azil, por nuk iki” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit