Kryeministri Edi Rama akuzoi edhe njëherë pasditen e sotme se pas protestave për rritjen e çmimeve qëndron Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Të vetmin që ka veçuar duket se është Lulzim Basha, që për momentin ka hallin e karriges së tij.
“Kanë edhe ca ustallarë që i tërheqin prej hunde gjithë këto vite. Por që edhe bombat mbi Ukrainë dhe tregjet e energjisë të shfrytëzohen për politikë, duke u shfaqur të maskuar si shoqëri civile, rrethuar nga turma të nxjerra rrugëve nga ato hienat non grata të shpallura apo të pa shpallura, nga foltoret dhe fallxhoret e bashkuara të bunkerit të lirisë ky është një turp” tha Rama.