-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka: Basha ti hapë rrugën demokratëve për bashkim, vota do përcaktojë vendin e gjithësecilit

Kryesoret

Deputeti Edi Paloka deklaroi ditën e sotme se kreu i PD-së Lulzim  Basha nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ti hapë rrugën demokratëve për bashkim dhe të mos bëhet pengesë me lojërat dhe hilet e tij alla Rama.

Paloka thotë se vetëm vota e lirë e demokratëve do të përcaktojë vendin e gjithësecilit prej tyre në atë parti

“Lulzim Basha ka vetëm një mundësi sot, t’ju hapë rrugën demokratëve për bashkim pa vazhduar të bëhet pengesë me lojrat dhe hilet e tij alla Rama. Bashkimi bëhet vetëm mbi bazën e votës së lirë. Të votohemi të gjithë, nga i pari tek i fundit dhe demokratët me votën e tyre të përcaktojnë vendin e gjithësecilit.

Gjithë përdredhjet e tjera, janë thjesht vazhdim i lojës për të mbajtur PD-në të përcarë dhe Ramën në pushtet! Nese Lulzim Basha vazhdon këtë lojë, të gjithë ata demokratë që duan vërtetë PD-në, thjesht duhet ta braktisin e të bashkohen me shumicën e padiskutueshme që Bashën e ka shkarkuar që në dhjetor 2021”, tha Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit