-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Bashës, reagon Komisioni i Rithemelimit: Bashkimi realizohet vetëm me një kusht: Vota e lirë!

Kryesoret

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Bashës ditën e sotme ka ardhur menjëherë reagimi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Basha u shpreh se do të jetë në dispozicion të zgjidhjes me të vetmin prioritet për të bashkuar demokratët.

Grupi i Rithemelimit të PD, thekson se ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit i cili realizohet vetëm me një kusht: Vota e lirë!

Komisioni i Rithemelimit të PD:

Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.

Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane  sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.

PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.

Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!

Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!

Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit