-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta jep efekt, qeveria merr vendimin e parë: Nafta zbret me 6 lekë

Kryesoret

Bordi i Administrimit të Karburantit ka zhvilluar sot mbledhjen e parë pas miratimit të aktit normativ duke vendosur që çmimi i naftës të ulet nga 223 lekë në 217 lekë për litër.

Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës nga 223 lekë në 217. Ky vendimi i marrë nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit në mbledhjen e parë të zhvilluar këtë të shtunë” thuhet në vendim.

Por qytetarët vazhdojnë protestën duke kërkuar heqjen e taksave.

NJOFTIMI I PLOTE

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave,  miratoi  Aktin Normativ

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për  konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

2.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

3.       Çmimi i shitjes me pakicë të  nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit