Kryeministri Edi Rama ka pranuar se eksporti i naftës ka pësuar një rënie drastike.
Ai u shpreh se në kushtet e kapitalizmit kontrolli mbi oreksin dhe krijimi i balancës është më i vështirë.
“Në kushtet e kapitalizmit kontrolli mbi oreksin për fitim dhe krijimi i balancës është më i vështirë se në kushtet e një diktature.
Nuk diskutohet që ata nuk janë të lumtur prandaj janë në atë kamp për të mos lejuar që interest e privatëve të cënojnë atë të publikut. Roli jonë nuk është t’u vemë kufirin te thana. Ju thamë që nuk mund të vendosni çmimet që doni”, tha kryeministri.
Rama gjithashtu shtoi se më herët nafta ka qenë e privatizuar nga pushtetarët dhe se me ardhjen në pushtet të tyre është riparë çdo marrëveshje.
“Nafta në Shqipëri ka qenë në duart e pushtetarëve. U bë një privatizim kriminal i pasurisë tonë. Qeveria përgjigjet për burimet dhe sot ne kemi në terren 2 kompanitë më të mëdha të botës që nuk kanë lidhje me pushtetarët dhe kemi një nga zbulimet për të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë një sasi e madhe gazi.
Ne kemi riparë të gjitha marrëveshje. Të sotmet janë marrëvedhje me shumë përfitim për shtetin shqiptar. E treta eksporti i naftës tonë ka rënë në mënyrë drastike sepse ka pasur një eriudhë shumë të vështirë të investimeve në naftë. Kemi mbjellë në mënyrë të shëndetshme në sektorët e gazit dhe naftës”, shtoi Rama.