Në orët e para të mëngjesit të 12 marsit, Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se është duke parandaluar evakuimet.
Sipas saj, sulmet ruse kanë penguar sërish njerëzit që të largohen nga Mariupoli.
Autoritetet kanë thënë që më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur janë duke jetuar në temperatura shumë të ulëta.
Ky qytet aktualisht ka pak ujë dhe pak furnizime të ushqimit dhe ujit.
Në adresimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin e saj për të dërguar ndihmë urgjente humanitare.
Zelensky ka thënë se më pak evakuime janë kryer nga katër qytetet kyçe ditëve të fundit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.
Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”.
“Ofensiva e pakoordinuar dhe sporadike e Rusisë kundër qyteteve të mëdha ukrainasve, mbështet vlerësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse kanë probleme në rritje me furnizime dhe kanë humbur iniciativën”.
Në rrjetin social, Twitter, Instituti ka shfaqur një fotografi që tregon avancimin e Rusisë drejt perëndim të Ukrainës.
Përveç kësaj, Instituti ka thënë se ka raportime që presidenti rus, Vladimir Putin është duke kryer një spastrim të brendshëm të “ofertave të gjeneralëve dhe personelit të inteligjencës” me qëllim të rikalibrimit të përpjekjeve të Rusisë për luftë.