Një 35-vjeçar kosovar ka raportuar të shtunën në qendrën e urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij, në orët e para të mëngjesit të së shtunës (03: 20) njofton policia e St. Gallen.
Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.
Kosovari është arrestuar, teksa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.
Në momentin kur ndodhi krimi në banesë ishin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta janë duke u kujdesur familjarët.