Korridoret humanitare në Ukrainë, përfshirë ato nga qyteti i rrethuar jugor, Mariupol, mund të hapen të shtunën, ka thënë, Vadym Denysenko, këshilltar në Ministrinë ukrainase për Punë të Brendshme, në një deklaratë dhënë televizionit shtetëror më 12 mars.
Trupat ruse kanë shkatërruar 3,491 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës deri më tani, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke u bazuar në raportimet e agjencive ruse të lajmeve.
Forcat ruse “vazhdojnë ofensivën në Ukrainë në front të gjerë”, është cituar të ketë thënë Konashenkov.
Forcat ruse duket se kanë bërë përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”. ”Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë