Prej disa ditësh kanë nisur protesta masive në mbarë vendit. Ditën e sotme disa fermerë kane zgjedhur te protestojnë në Devoll, pasi ata pretendojnë që qeveria nuk i ka ndihmuar me subvencione bujqësore.
Fermerët kane zgjedhur të protestojnë përballë drejtorisë së policisë.
Çmimi i rritur i naftës dhe dyfishimi i kostove për plehrat kimike përballë një tregu me konkurrencë të pandershme janë shqetësimi kryesor i tyre ndërsa pohojnë se taksohen më shumë se fermerët e rajonit.
Përgjatë 3 viteve të fundit fermerët përballen me vështirësi të shumta që i kanë bërë të ulin sipërfaqen e kultivuar apo të zgjedhin emigrimin ndërsa protesta rrezikon të përshkallëzohet