Ka zgjatur pak më shumë se dy orë protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit deklaruan se do të jenë çdo pasdite para kryeministrisë dhe lanë takim nesër në orën 17:00 para Kryeministrisë.
Por nesër në mbrëmje është parashikuar një koncert i këngëtarit të njohur kolumbian, Maluma. Protesta e pestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës është mbajtur sot para Kryeministrisë.
Protesta ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas qytetarët kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë. Dje Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që nafta do të jetë 217 lekë/litër, por sërish protestuesit që mbushën sot për herë të pestë bulevardin, iu bënë thirrje qytetarëve t’iu bashkohen dhe deklaruan se protestat do të vijojnë dhe nesër në orën 17:00.