Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme nga ambjententet e Paketën e Rezistencës Sociale. Në fjalën e tij ai ka treguar se nga muaj prill paga minimale do të jetë në 320 mijë lekë të vjetra.
“Se kam dëgjuar lartë e poshtë jo paga minimale 280 jo 250, jo more jo paga minimale aktualisht që flasim është 300 dhe nga muaj prill do të rriten në 320 mijë lekë,” ka treguar Rama duke theksuar se deri në fund të mandatit të tij të tretë paga minimale do të jetë 400 mijë lekë të vjetra.