Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Gjatë fjalës së tij kryeministri ka treguar se gjysmë milion shqiptarësh do të përfitojnë kompensim të çmimeve të shportës.
“Kemi bërë disa kalkulime të reja, gjysmë milion njerëz do të marrin për 3 muaj 30 mijë lekë që kompensojnë rritjen e çmimeve të shportës, çmimet janë përllogaritur nga çmimet e mëparshme dhe konsumi i përditshëm,” ka shprehur Rama duke theksuar se përfituesit e ndihmës janë pensionistët, invalidët dhe familjet e skemës të ndihmës ekonomike.