Kina po përballet me një shpërthim të radhës së rasteve pozitive me COVID-19, derisa 3 mijë e 400 persona kanë rezultuar pozitiv, duke dyfishuar numrin e një dite më herët.
Kjo rritje e rasteve me Coronavirus, ka bërë që autoritetet kineze nga frika e një shpërthimi të madh, të mbyllin shkollat në Shangai, si dhe në disa qytete tjera veri-lindore.
Qyteti i Jilin është mbyllur pjesërisht, me qindra lagje të mbyllura, njoftoi një zyrtar të dielën, ndërsa Yanji, një zonë urbane prej afro 700 mijë banorësh në kufi me Korenë e Veriut, u mbyll e tëra.