-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon me rritje të madhe të tarifave ndaj Kinës dhe hedh poshtë takimin me Xi Jinping

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një rritje të madhe të tarifave doganore ndaj produkteve të importuara nga Kina, si përgjigje ndaj planeve të Pekinit për të vendosur kontrolle strikte mbi eksportet e metaleve të rralla. Trump e akuzoi Kinën për një qëndrim gjithnjë e më armiqësor dhe tha se nuk sheh arsye për të takuar presidentin kinez Xi Jinping në samitin e ardhshëm në Korenë e Jugut.

Pas këtyre deklaratave, tregjet financiare në Nju Jork pësuan rënie, me indekset kryesorë Dow Jones, Nasdaq dhe S&P 500 që ranë mes 0.3% dhe 0.86%.

Kina është prodhuesi kryesor botëror i metaleve të rralla, materiale kyçe për teknologjinë, industrinë dhe sektorin ushtarak, dhe kontrollet e saj të reja në eksport pritet të ndikojnë në tregjet globale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit