-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 mijë lekë ndihmë, Rama: Tani nuk do të keni problem më për bukë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama vijon që të sulmojë tubimet që janë zhvilluar ditët e fundit në Tiranë e rrethe dhe personat që sipas tij qëndrojnë pas protestës duke shigjetuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ai thotë se me paketën e rezistencës, që është 3 mijë lekë në muaj për familjet që marrin ndihmë ekonomike, asnjë nuk do të ketë problem për bukë këto ditë të vështira.

“Per ate proteste turpi nuk levizja as gishtin e vogel te dores une, po qofte per krizen e energjise qe e kam paralajmeruar kur disa thoshin kjo eshte loje dhe qofte per krizen e cmimeve nga lufta per te cilen e lajmerova qe ne fillim te javes se shkuar paketen e mbeshtetjes, qeveria eshte vene ne levizje kur ata qe protestojne sot flinin gjume! Sa per protesten ajo eshte nje turp kombetar, i organizuar nga sharlatane e delirante qe kujtojne se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerez nga nongratat e shpallur e te pashpallur, nje amalgame qeniesh qe atdheun e dine shesh per te bere pershesh, e qe e bene Shqiperine te vetmit vend ne boten demokratike, ku protestohet per cmimet qe rriti lufta, tamam sic do t’i donte Kremlini te tera sheshet e Europes sot, ku te tjeret protestojne kunder luftes ne Ukraine, e jo per pasojat e para te saj mbi çmimet.

Rendesi ka qe ata per te cilet jepet mbeshtetja, do te marrin fryme me lirisht nga goditja e cmimeve te shportes qe shkaktoi lufta dhe askush nuk do kete problem “buken” ne keto dite kaq te veshtira per mbare Europen! Ndersa disave qe flasin ne emer te tyre, duke share e duke perqeshur ne ate protesten e turpit kombetar, do te duhej t’u çonim faturen reale te energjise, qe t’u vinte mendja ne vend dhe ta kuptonin se cfare po ben kjo qeveri prej muajsh, per te mbrojtur te gjitha familjet shqiptare perfshire edhe te tyret, si edhe 95 mije bizneset e vogla shqiptare, nga goditja e forte e krizes energjitike! E vetmja qeveri qe nuk ka rritur cmimin e energjise dhe bashkepaguan cdo fature energjie familjare apo biznesi familjar” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit