Nga shkalla e protestës përpara Kryeministrisë për uljen e çmimeve, aktivisti Migen Qiraxhi ka bërë ironi me ato që Rama ka thënë për protestuesit.
“Të dashur protestues me X5 afrohuni, të dashur protestues me Rolex, të dashur protestues me Iphona afrohuni këtu. Ja ku jemi këtu në ditën e 6, e kuptoni ku kemi arritur, i kemi ndërprerë pushimet nga Dubai, e kemi sjell këtu dhe e kemi bërë të na dëgjoi,” ka thënë Qiraxhi teksa ka vënë theksi te fakti që për herë të parë në protestë ka dal edhe qyteti i Gramshit.